Sport

Kukësi nënshkruan me dy futbollistë nga Kosova (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 06 February 2018

Kukësi nuk e ka ndalur merkaton dhe pse ajo ka përfunduar zyrtarisht. Por, këtë radhë verilindorët kanë vepruar brenda për brenda tyre, duke afruar nga ekipi zinxhir i Kukësit U17 Albin Berishën dhe Altin Bytyçin.

27752294_1356280631183947_5682657500506226000_n

Të dy futbollistët e rinj janë vëzhguar nga drejtuesit e klubit, dhe sot janë afruar te ekipi i parë i Kukësit. Futbollistët janë prezantuar në klub dhe kanë firmosur kontratë 3-vjeçare profesioniste.

-Advertisement-

27459219_1356280704517273_5430396986160037599_n

Ka qenë menaxheri i klubit Naim Halili dhe drejtori sportiv i klubit Nderim Nexhipi ai që i ka pikasur të dy talentet dhe ia ka ofruar trajnerit Pakult, i cili ka dhënë ok-in.

27544735_1356280737850603_1866207458623736563_n

Të dy talenteve do t’ju jepet hapësirë në kuadër të politikave afruese dhe promovuese për talentet me qëllim furnizimin e ekipit të parë me futbollistë “bio”, të cilët mund të kontribuojnë për ekipin kuksian, e pse jo mos dhe të shiten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera