Sport

Kukësi në kërkim të mrekullisë

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 01 August 2018
Do të duhet një paraqitje e përsosur, një mrekulli taktike, karakter dhe ndoshta edhe pak fat për të kaluar në raundin e 3-të të Champions Leagues.

Kukësi do të sfidojë sot, në orën 19:00, në Baku, skuadrën më të mirë azere të viteve të fundit. Qarabagu është një kundërshtar i nivelit të lartë, edicionin e shkuar ishte pjesë e grupeve të Championsit, duke i shkëputur 2 pikë Atleticos së Madridit, megjithatë blutë shpresojnë që këtë sezon ekipi nga Agdami ta mbyllë këtu aventurën në kompeticionin kryesor europian për klube.

Sfida e parë në Shkodër përfundoi në barazim pa gola. Verilindorët u kujdesën shumë për fazën e mbrojtjes dhe i lanë shumë pak hapësira Qarabagu, të njëjtën gjë do të kërkojnë të bëjnë edhe në këtë duel.

Trajneri Armando Cungu do të aplikojë skemën taktike 5-4-1 dhe në fushë me shumë mundësi do të jenë po ata aktorë që interpretuan në mënyrën e duhur ndeshjen e parë, pra me treshen Alla, Shameti, Qaqi në qendër të mbrojtjes, teksa Maliqi e Rrumbullaku do të vendosen nga krahët, më mesfushë do të jenë Çyrbja, Musolli, Dzaria e Melo me Plakun të vetëm në sulm.

-Advertisement-

Në anën tjetër, trajneri Gurbanov do të aktivizojë sërish titullar Ansi Agollin, i cili ka rifituar besimin e teknikut, ndërsa në fazën e avancuar do të rreshtohen Guerrier, MIchel e Ozobovic, në mbështetje të Madatov.

Kukësi ende nuk ka pësuar asnjë humbje në 3 takimet e para kualifikuese të Champions Leagues e nëse e vijon këtë ecuri edhe në stadiumin “Tofig Bahramov” atëherë kualifikimi historik do të ishte mjaft pranë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera