Lajme

Kuka pas medaljes historike: E arta e Majlindës dhe e argjendta e Norës diçka e jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 23 June 2019

Dje gjatë garave ditës së parë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” Kosova ka fituar dy medalje.

Të dyja këto medalje u arritën në sportin e xhudos me sportistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Kelmendi fitoi medaljen e artë, ndërsa Gjakova humbi në finale duke arritur ta rrëmbejë medaljen e argjendtë.

-Advertisement-

Pas garave, trajneri i tyre, Driton Kuka u shpreh tejet i lumtur me suksesin e arritur, duke e cilësuar si sukses historik fitimin e medaljeve nga dy xhudistët tona.

“Të them të drejtën ne si ekip i vogël para garave të tilla, dihet se lojërat evropiane në sportin e xhudos e kanë pasur karakterin edhe të kampionatit evropian domethënë konkurrencë e jashtëzakonshme njëkohësisht kualifikuese edhe për lojërat Olimpike. Në mëngjes kam qene shumë nervoz pasi që edhe Distria ka pasur problemet e saja dhe nuk është paraqitur sot në gara. Majlinda është duke e gjetur ende formën e vet pasi lëndimit edhe abstenimit të gjatë prej xhudos prej garave të mëdha, ndërsa Nora ka qenë një ndër favoritet për medalje, këtë edhe e ka arsyetuar ka shkuar deri në finale ku me një gabim të vogël ka mbetur pa medaljen e artë. Të them të drejtën e arta e Majlindës dhe e argjendta e Norës janë diçka të jashtëzakonshme janë një sukses i madh”, u shpreh Kuka.

Vlen të theksohet se sot në garat e xhudos në lojërat evropian “Minsk 2019” do të paraqitet Akil Gjakova në kategorinë -73kg, ku edhe ai synon të ngjitet në podium.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera