Sport

Kuka: Norës ia bënë me hile

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 16 December 2017

Kuka ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas eliminimit të Krasniqit, duke u ankuar se është dëmtuar rëndë xhudistja kosovare.

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, është eliminuar qysh në raundin e parë të “World Judo Masters”, i cili është duke u zhvilluar në Shën Petersburg të Rusisë.

Ishte koreania, Youjeong Kwon, ajo që e eliminoi kosovaren në kategorinë deri në 57 kilogramë, transmeton Express.

Kështu, Nora e ka humbur mundësinë të marrë medalje në garën e fundit për këtë vit.

-Advertisement-

Por, trajneri i saj, Driton Kuka, përmes rrjeteve sociale ka reaguar ash0për duke thënë se Gjakova mund të ketë betur pa medalje për fajin e gjyqtarëve.

“Lufta e Norës kundër Koreanes ku ju mohua gjuajtja e pastër në Golden Score!

Distria Lufton për pak për medalje por sot Norën e kan damtua randë!!!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Megjithatë, në garë për medalje ende mbetet xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, e cila pas pak do të luftojë për të Bronztën.

Në raundin e dytë ajo përballet me rusen Natalia Kuziuntina.

“World Judo Masters” është turneu përmbyllës i vitit, në të cilin marrin pjesë vetëm 16 xhudistët më të mirë të vitit në secilën kategori.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera