Sport

Kuka e pafat, mbetet pa medalje

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 18 April 2021

Xhudistja kosovare Loriana Kuka e ka mbyllur pa medalje aventurën në kampionatin Evropian të xhudos në Lisbonë.

Loriana që nisi në mënyrën më të mirë duke mposhtur ukrainasen Anastasia Turchyn në raundin e dytë dhe pastaj holandezen Bernardette Graf në çerekfinale, u mposht në gjysmëfinale nga Guusje Stennhuius.

Ajo ishte e pafat edhe në ‘repechage’, meqenëse u mposht nga francezja Fanny Estelle me ippon.

-Advertisement-

Ndërkohë, kujtojmë se në këtë kampionat Evropian, Kosova u stolis me tri medalje, dy të arta nga Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi dhe një të bronztë përmes Nora Gjakovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera