Rozë

Kujton gabimet e së kaluarës, Julia Roberts tregon këshillat që do t’i jepte vetes së saj 19-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 08 December 2023

Aktorja amerikane, Julia Roberts kujtoi gabimet e saj të bukurisë në të kaluarën, në një intervistë të re me “People”, duke ndarë këshillat që do t’i jepte vetes së saj 19-vjeçare.

Aktorja e “Pretty Woman” tha: “Qëndro drejt. Gjithçka do të jetë në rregull dhe mos i hiq vetullat.”

Pyetja vjen pasi Roberts postoi një mesazh të ëmbël nërrjetin social “ Instagram”, për binjakët e saj, Phinnaeus dhe Hazel, të cilët mbushën 19-vjeç muajin e kaluar.

-Advertisement-

Rikujtojmë, se Roberts zbuloi së fundmi se ish-presidenti Barack Obama ka bashkëpunuar me regjisorin e saj për filmin e saj të fundit. Aktorja 56-vjeçare në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” u pyet për Barack Obama-n dhe gruan e tij duke qenë producente e “Leave The World Behind” me kompaninë e tyre të prodhimit “Higher Ground”.

“Leave The World Behind” është një thriller psikologjik i shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga Sam Esmail dhe bazohet në romanin e vitit 2020 me të njëjtin emër nga Rumaan Alam.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera