Sport

Kujtim Shala ka dy fjalë për Adnan Januzajn

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 29 June 2018

Të rrallë janë ata që me aq mjeshtri godasin topin dhe shënojnë eurogol, ka deklaruar, Kujtim Shala, ish futbollisti i mirënjohur.

Shala e ka vlerësuar lartë lojën e Januzajt dhe sipas tij, është futbollisti më i mirë shqiptarë. Januzaj luajti me një teknikë të përsosur dhe i dhuroi fitore (1:0) kombëtares së Belgjikës në përballje me Anglinë, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit G të Kampionatit Botëror. “Adnan Januzaj është lojtar fantastik, modern.

Është shqiptari i parë që ka luajtur në klubin më të madh. Për mendimin tim, Manchester Utd dhe Real Madridi, janë klubet më të mëdha dhe kush luan në këto klube është Zot i futbollit.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Gazeta serbe ‘Blic’: Dy xhaxhatë e Januzajt luftuan për të ashtuquajturën “UÇK”, por nuk festoi si Shaqiri dhe Xhaka

Vetëm merrni shembull në aksionin e golit kundër anglezëve, vetëm lojtarët e mëdhenj e bëjnë atë dhe Januzaj ishte shumë i qetë në mbizotërimin e topit. Kur ta jep notën Alex Ferguson, që për mua është trajneri më i mirë që njeh bota e futbollit, na të tjerët vetëm mundem me xhelozuar.

Unë vetë kam qenë lojtar, por dikujt duhet me ia pranuar. Ne po flasim në anën sportive dhe si ekspert futbolli. Djalin nuk e njoh fare, e njoh vetëm nga televizioni dhe kur ka luajtur në Manchester Utd. Nuk kam kurrfarë miqësie me të, por e flas realitetin”, thotë Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera