Lajme

Kujtim Shala – Haki Abazit: Këtu flasim ne deputetët, ju qeveritarët heshtni

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 25 March 2020

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka folur në seancën ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit i qeverisë.

Shala ka thënë se ideja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka të bëjë me puçe, shkruan Gazeta inFokus.

Shala tha se zëvendëskryeminitrat dhe kryeministri nuk mund t’i ndërhyjnë kryetarës së Kuvendit. Ai tha se qeveria ka funksion mandatar dhe këtë duhet ta kuptojë secili.

-Advertisement-

“Për të tjerët zëvendërkryeministri mund t’i ndërhyjë kryetarës së Kuvendit. Këtu flasim ne, dhe ju heshtni. Qeveria dhe këtë se kupton as kryeministri e as dy zëvendësat e tij. Qeveria ka funksion mandatar. Jemi në një situatë tepër të vështirë. Askush s’po tenton të rrënojë shtetin. Nëse ju thoni se po e mbroni shtetin nga LDK që është autore e shtetit të Kosovës, s’iu beson askush.”, tha Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera