Lajme

Kujtim Shala e zëvendëson Vjosa Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 03 June 2020

Kujtim Shala, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, do të udhëheqë seancën për votimin e qeverisë Hoti.

Shala ka njoftuar se Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka autorizuar atë dhe Arbërie Nagavcin që të udhëheqë seancën por kjo e fundit nuk ka pranuar.

“Vjosa osmani na ka autorizuar mua dhe nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavcin që të udhëheqim me seancën, meqë Nagavci nuk ka pranuar do ta udhëheqë unë”, ka thënë Shala.

-Advertisement-

Seanca për votimin e qeverisë Hoti ka filluar, këtu mund ta ndiqini drejtperdrejte./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera