Sport

Kujtim Gashi tregon se kush ka të drejtë të lëshoj dokument zyrtar në Ministri

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 04 December 2019

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës sot ka shkarkuar nga detyra zëvendëssekretarin e FFK-së, Arianit Ahmetin, shkruan Gazeta inFokus.

Për shkarkimin e Ahmetit dhe zhvillimet e fundit në FFK, përmes linjës telefonike është inkuadruar në emisionin “IMAZH” në RTK edhe Ministri në largim i MKRS-së, Kujtim Gashi.

Ai ka thënë se shkresat zyrtare i lëshon vetëm Ministri dhe eventualisht sekretari i përgjithshëm.

-Advertisement-

“Unë mendoj se ai dokument përderisa nuk ka as emër e as mbiemër se nga kush është lëshuar, ai është lëshuar nga departamenti ligjor, por i cili nuk ka një autorësi se cili zyrtar e ka lëshuar, për ata të cilët e njohin se si funksionojnë institucionet, dokumentet jashtë Ministrive lëshohen nga Ministri eventualisht nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, kurse zyrtarët tjerë, punonjësit, shërbyesit civil nuk kanë të drejtë të komunikojnë me palët tjera me shkresa zyrtare, sepse ato nuk janë kompetencat të tyre zyrtare. Nuk e di se si ka rrjedh ky dokument dhe nuk e di komunikimi i kujt ka qenë, por gjithsesi jemi duke e analizuar brenda Ministrisë dhe do të shohim për hapat e mëtutjeshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera