Sport

Kujtim Gashi: Ne si Ministri nuk kemi qenë në dijeni për dokumentin e dalë nga MRKS-ja

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 04 December 2019

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës sot ka shkarkuar nga detyra zëvendëssekretarin e FFK-së, Arianit Ahmetin, shkruan Gazeta inFokus.

Për shkarkimin e Ahmetit dhe zhvillimet e fundit në FFK, përmes linjës telefonike është inkuadruar në emisionin “IMAZH” në RTK edhe Ministri në largim i MKRS-së, Kujtim Gashi.

Ai ka thënë se nuk ka qenë i informuar për shkresën apo dokumentin e dalë nga MKRS-ja dhe gjithashtu ka thënë se federatat janë të pavarura dhe se Ministria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në organizata të pavarura.

-Advertisement-

“Mua me vjen keq që është nxjerrë një dokument një shkresë nga Ministria për të cilën nuk kemi qenë të njoftuar as ne si kabinet në Ministri. Një zyrtar aty pa të drejtë ka bërë një interpretim të gjithë asaj pjese edhe legjislative sa i preket edhe monitorimit edhe afatit te mandati të kryetarit të federatës. Mendojë së është një ndërhyrje e këtij zyrtari në punët e federatës. Federatat janë të pavarura dhe ne si Ministri por dhe si Qeveri e Kosovës nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në organizatat e pavarura dhe mënyrën se si ato funksionojnë. Ne kemi ndihmuar në vazhdimësi dhe respektojmë çdo vendim që e marrin organet e federatave veq e veq, e në këtë rast respektojmë vendimet që i merr Federata e Futbollit, pra Komiteti Ekzekutiv, Kuvendi i Federatës, pra nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë si Ministri në asnjë veprim dhe në asnjë vendim të asnjë federate të sportit në Kosovë”, tha ministri në largim, Kujtim Gashi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera