Lajme

“Kujt motrën”, “Hekma gunin o jaran”, momenti i arrestimit të dhunshëm të taksistit në Prishtinë

Autori: Halil Berisha 13:29 | 05 August 2020

Në orët e para të së martës, në lagjën Dardania në Prishtinë ka ndodhur një arrestim i dhunshëm nga Policia e Kosovës.

Kjo edhe është kapur nga kamera të qytetarëve, të cilat i kanë dërguar në redaksinë e Gazetës Infokus, shkruan gazeta Infokus.

Nga video e arrestimit të këtij taksisti nga tre zyrtarë policor, ndëgjohet taksisti duke i thënë Policisë “Kujt motrën”.

-Advertisement-

Ndërsa më pas pasi ai shtrihet për toke, një nga policët i vendos gjurin në qafë derisa e arrestojnë.

Aty ndëgjohen përsëri britma nga i arrestuari duke kërkuar që t’i largohet gjuri nga qafa, shkruan gazeta Infokus.

Për këtë rast kanë folur edhe nga Policia e Kosovës.

“Sa i përket kompetencës së policisë me udhëzim të prokurorit kujdestar palës i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit 03 L 142, Neni 16, Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm. Policia e Kosovës është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit. Në të gjitha rastet ku mund të paraqitet ndonjë lëshim eventual nga zyrtarët policor është kompetencë e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetim dhe trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet nga zyra për informim e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera