Fun & Video

Kujt i shkonte mendja? Kjo shtëpi në Roskovec cilësohet si ndër më të veçantat në botë

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 11 May 2021

Kur fotot e kësaj shtëpie në formë anije në një tokë disa dhjetra kilometra larg detit filluan të qarkullonin në rrjetet sociale, shumë prej atyre që i panë u tallën me ndërtuesin.

Mirëpo, ajo cilësohet si një ndër shtëpitë më të veçanta në botë sot dhe bie menjëherë në sy sapo kalon aty pranë.

Duhet të kesh guxim të madh për një arktitekturë të tillë larg detit, por duket se pronari ka një lidhje të fortë me anijet.

-Advertisement-

Ndoshta nuk e kishit menduar kurrë se një prej shtëpive më të veçanta në botë ndodhej në Roskovec të Fierit.

Shtëpia në formën e një anijeje në ngjyrë të bardhë dhe blu, bie menjëherë në sy.

Forma e saj dallohet që larg.

Kjo shtëpi ka dalë në shitje tashmë.

Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i pronarit për të ndërtuar një shtëpi të tillë kaq të veçantë apo lidhja shpirtërore me anijet.

Shiko Fotot:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera