Kujdesë, Policia tani patrollon edhe me vetura civile
Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 07 August 2018
Policia e Kosovës edhe përkundër masave të ndërmarra në vazhdimësi me plane dhe detyra konkrete gjatë sezonit veror, referuar situatës së krijuar dhe humbjes së jetëve të njerëzve në trafik, ka marrë masa shtesë me krijimin e ‘TASK FORC’-ës, e cila enkas po merret me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor.
Plani veprues dhe parandalues i kësaj ”TASK FORCE”, parasheh përfshirjen, koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, në pika kontrolli, akse rrugore, si dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore, për arritjen e parandalimit të aksidenteve në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Për të rritur sigurinë në trafik, për të sanksionuar shkelësit e rregullave në trafik, do të vazhdojë aplikimi i masës ‘ZERO tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve’. Me qëllim që të arrihen rezultatet sa më pozitive në uljen e aksidenteve në trafik dhe ndëshkimin e shkelësve te këtyre rregullave, PK-ja ka angazhuar njësi policore me automjete civile (automjete zyrtare, por pa shenja policore)”, thuhet në një komunikatë për media.
Automjetet zyrtare-civile të policisë drejtohen nga zyrtarë policorë në uniformë zyrtare dhe të njëjtat janë të pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm me zërim dhe ndalimi i kundërvajtësve nga këta zyrtarë me automjete civile bëhet vetëm pas ndezjes së dritave rotative dhe alarmit me zërim, gjithnjë duke i pasur parasysh rregullat e sigurisë në trafikun rrugor.
“Andaj, për të arritur një efekt parandalues-pozitiv të këtyre angazhimeve dhe masave operative të planifikuara, Policia e Kosovës kërkon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht tek shoferët/drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat që dalin nga Ligji i Trafikut Rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar, pasi që vetëm në këtë mënyrë kontribuojnë për një siguri më të madhe nëpër rrugët e vendit tonë dhe evitojnë humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore”, thuhet në apelin e Policisë.
Të tjera
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...