Lajme

Kujdes, virusi ende është këtu – mbi 900 të infektuar në 7 ditët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 22 October 2020

Në 7 ditët e fundit kemi pasur një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Saktësisht, 920 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 7 ditët e fundit, transmeton Indeksonline.

Sot ishte numri më i madh i të infektuarve në javën e fundit, saktësisht 159 rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit. Kurse, të shëruar janë 375 persona në 7 ditët e fundit.

-Advertisement-

Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK po bën thirrje tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm, në mënyrë që të evitohen rastet e reja, ndryshe do të duhet të rikthehen masat

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera