Kujdes! Uji i gazuar lë pasojat tek dhëmbët
Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 29 July 2024
Në kohët e sotme, konsumatorët janë shpesh në dilemë nëse duhet të zgjedhin ujin me gaz apo pa gaz. Shumë ekspertë të shëndetit bien dakord që të pish ujë me gaz është më mirë se të mos pish ujë fare.
Megjithatë uji me gaz dhe uji natyral kanë disa ndryshime jo të vogla edhe në vlera.
Uji me gaz është ujë natyral i cili është pasuruar me dioksid karboni. Ky i fundit e bën ujin të gazuar dhe është i njëjti element që përdoret për lëngjet me gaz. Uji natyral është thjesht ujë.
Efektet e dioksidit të karbonit
Një herë e një kohë, besohej që dioksidi i karbonit kufizon thithjen e kalciumit nga kockat. Megjithatë studime të reja kanë treguar që është kafeina dhe jo dioksidi i karbonit, ajo që kryen këtë proces të dëmshëm për kockat.
Por pirja e ujit me gaz nuk është e njëjtë me pirjen e një lëngu tjetër të gazuar.
Këto lëngje përmbajnë sasi të mëdha të fosfatit, kafeinës dhe sheqerit. Uji me gaz nuk ka fosfate apo kimikate të shtuara, as kafeinë dhe as sheqer.
Uji i gazuar dhe pasojat tek dhëmbët
Siç e thamë edhe më lart, dikur besohej që të gjitha lëngjet dhe pijet e gazuara thithin kalciumin nga kockat dhe dëmtojnë dhëmbët.
Por kjo rezultoi të ishte e pavërtetë. Vetëm pijet e gazuara me sheqer kanë një impakt në reduktimin e kalciumit nga kockat.
Uji me gaz mund të ketë pak më shumë aciditet se uji natyral por nuk mjafton për të dëmtuar kockat dhe dhëmbët.
Një studim i publikuar zbuloi që uji me gaz kishte një efekt gërryes më të lartë se sa uji natyral, por ky efekt ishte 100% më i ulët në krahasim me pijet e sheqerosura të gazuara.
Megjithatë, uji i gazuar ka edhe disavantazhe, sidomos sa i përket shëndetit të dhëmbëve.
Pijet me gaz në përgjithësi prishin pehashin e gojës dhe ekuilibrat e mineraleve të dhëmbëve dhe ato tek pështyma.
Një gjë e tillë nxit gërryerjen e enamelit të dhëmbëve. Pirja e vazhdueshme e ujit me gaz apo lëngjeve të tjera të gazuara do të nxisë rënien dhe prishjen e dhëmbëve.
Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që pijet me gaz të përdoren me kujdes.
Të tjera
-
Mehaj: Policia jonë u ka treguar armiqve se Kosova ka zot shtëpie dhe dinë e mund ta mbrojnë vendin
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës n...
-
Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendin e tij e presin...
-
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave k...
-
Zhegrova e fshinë postimin për Kosovën pasi u përjashtua nga grumbullimi
Sulmuesi Edon Zhegrova e ka fshirë postimin e tij inkurajues të publikuar pas...
-
“Dardanët” reagojnë pas vendimit për përjashtimin e Zhegrovës, Muslijës e Muriç
Kryetari i tifo-grupit “Dardanët” ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përja...
-
Deri më 26 dhjetor votuesit mund të ndërrojnë qendrën e votimit
Deri më 26 dhjetor të këtij viti, votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën ...
-
Zgjedhjet 2025, Rama: Do të fitojmë sërish, PD nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin ’97
Nga Asambleja e PS që po mbahet në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, njëherë...
-
Elon Musk pret të bëhet trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027
Elon Musk është në hap për t’u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2...
-
Kurti fton qytetarët që të marrin pjesë në nominimet për ‘Çmimet e Vullnetarizmit’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një thirrje për qytetarët ditën e...
-
Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare t...
-
Opozita e shqetësuar për raportet me aleatët, pushteti e quan të padrejtë qasjen e BE-së dhe ShBA-së
Reagimet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës pas vendimit për mbylljen e komu...
-
Lojërat Mesdhetare ‘mollë sherri’ ndërmjet Prishtinës e Qeverisë së Kosovës
Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ po dalin të jenë ‘mollë sherri’ ndërmjet ...