Lajme

Kujdes, sot temperatura të larta përshkojnë vendin

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 11 July 2017

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Një gjendje e tillë me temperatura të larta do të vazhdoj deri ditën e enjte ,ku më tej mbi vendin tonë do të vijnë masa të ajrit me presion të ulët  të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale.

Një situatë e tillë e motit nuk do të jetë edhe në vise me lartësi mbidetare mbi 800m, pasi që atje maksimalet do të shënojnë vlerat  rreth 30 gradë Celsius.

-Advertisement-

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 12m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera