Lajme

Kujdes! Policia e Kosovës ka blerë radarë në vlerë gjysmë milioni euro

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 25 January 2022

Policia e Kosovës është pajisur me radarë të ri.

Afër gjysmë milioni euro janë blerë pajisje për matjen e shpejtësisë së automjeteve, shkruan Gazeta Infokus.

Këto pajisje do të shërbejnë për identifikimin e ngasësve të automjeteve, të cilët bëjnë kundërvajtje në tejkalimin e shpejtësisë.

-Advertisement-

Vlera e paraparë për këtë tender ka qenë 1 milion e 259 mijë euro, derisa oferta me e lirë ka qenë 449 mijë e 700 euro.

Operatori ekonomin fitues i këtij tender për t’i pajisur me radar Policinë e Kosovës është “DARDANIX”, biznes individual në pronësi të Fitim R. Bilalli.

Emërtimi i thirrjes së këtij tenderi është “FURNIZIM ME RADAR DORE, MOBIL DHE  PAISJE ELEKTRONIKE MOBILE  PER KONTROLLIM DHE IDENTIFIKIM TE KUNDERVAJTJEVE NË TRAFIK”.

Në dosjen e tenderit nuk është specifikuar sasia e këtyre pajisjeve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera