Shëndetësi

Kujdes nga paraziti që sundon pishinat!

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 31 May 2017
Frekuentimi i pishinave tashmë ka nisur, ndërkohë që pritet të intensifikohet edhe më shumë ditët e ardhshme, favorizuar nga temperaturat e larta.

Por përpara se t’i frekuentoni ato, natyrisht që duhet të keni edhe një informacion rreth parazitëve, mikrobeve që qarkullojnë në këto vende  dhe që janë të dëmshme për shëndetin. Një nga më të rrezikshmit dhe që ka shqetësuar mjekët në SHBA, ashtu si raportojnë edhe mediat amerikane, është Cryptosporidium, një parazit që rritet në ujin e pishinave dhe që është mjaft i rrezikshëm për organizmin e njeriut.

Ky parazit është rritur ndjeshëm vitet e fundit në  Amerikë, duke e dyfishuar nr e vatrave të shpërthimeve epidemike. Nga 32 shpërthime në 2016, krahasuar me 16 në mbarë vendin në 2014.

Po si mund të merret? Duke gëlltitur sasi uji nga pishinat, apo edhe thjesht duke  u larë në ujin e tyre dhe që kanë një përmbajtje të këtij paraziti, trupi i njeriut infektohet dhe simptomat janë nga të ndryshmet: nga infeksionet në lëkurë, diaretë, të vjellat etj…

-Advertisement-

/ Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera