Kujdes në zgjedhjet lokale, këto janë denimet për ata që bëjnë shkelje
Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 19 July 2017
Me 22 tetor, votuesit e Kosovës do të kenë mundësi të hedhin votën e tyre për të parin e komunës.
Edhe në këto zgjedhje sikurse në ato të parakohshme, apeli i KQZ-së e organeve tjera përcjellëse të fushatës është të mos shkelen rregullat e procesit zgjedhor.
Për këtë, Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hartuar një udhëzues se si qytetarët mund të ankohen në rast së shohin ndonjë shkelje të kandidatëve apo partive gjatë zgjedhjeve lokale dhe cilat janë dënimet e mundshme për këto shkelje, shkruan Indeksonline.
“Subjekteve politike që garojnë në zgjedhje iu ndalohet të ndërmarrin veprime që janë në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes dhe që shkelin dispozitat ligjore, duke përfshirë rregullat e KQZ-së. Rregulla nr. 01/2012 mbi Kategoritë e Dënimeve dhe Gjobave i përcakton dënimet që janë të mundshme për shkeljet zgjedhore. PZAP vendos gjoba më të rënda për subjektet politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvedin e Kosovës, në krahasim me subjektet që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend” thuhet në këtë udhëzues të PZAP-it.
Denimet për veprimet e ndaluara për subjektet politike shkojnë deri në 50 mijë euro.
“Personi që mban pozitë publike, personi i zgjedhur apo i caktuar, nuk mund të përdorë atë zyrë ose ndonjë nga pasuritë e asaj zyre me qëllim të përfitimit të votave. Asnjë nga burimet e institucioneve të administratës publike, qoftë të nivelit qendror ose lokal, ose edhe ndonjë ndërmarrjeje në zotërim ose të kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale, nuk mund të shfrytëzohen ose të futen në mbështetje të ndonjë subjekti politik në zgjedhje” thuhet në veprimin e ndaluar për Shërbyesin Publik e që është e dënuar me maksimumin deri në 50 mijë euro.
Përdorimi ose kërcënimi me përdorim të dhunës së çfarëdo lloji nga subjekti politik, anëtarët, mbështetësit ose kandidatët e tyre, ndalohet rreptësishtë sipas udhëzuesit të PZAP-it.
Për Subjektet politike që përfaqësohen në Kuvend gjoba është nga 5 deri maksimumi në 20 mijë euro.
Ndërsa, për subjektet politike që nuk përfaqësohen në Kuvend është deri në 10 mijë euro.
Partitë politike apo kandidatë për kryetar komunë duhet të kujdesën që të mos përdorin dhunë ndaj subjekteve apo kandidatëve tjerë pasi kjo nga PZAP është e dënuar me maksimum 50 mijë euro.
Veprimet e ndaluara nuk gjobitën vetëm më mijëra euro. PZAP ka paraparë edhe dënime me burg në rast se kundërligjshëm pengon një person nga kandidimi për zgjedhje.
Ky akt dënohet me burgim deri në 1 vit.
Ndërsa, nëse kjo kanoset kandidati apo përdorët forcë ndaj tij, kryesi dërnohet me burgim prej gjashtë muaj deri në tri vjet.
Po ashtu nëse dikush në mënyrë të kundërligjshme pengon personin nga e drejta për të votuar, nuk e regjistron në listën e votuesve apo e heq nga ajo listë, dënohet me burgim prej 1 vit deri në 3 vjet.
E për falsifikimin e rezultateve të votimit, në rast së kryer nga një anëtar i KQZ-së apo dikush nga pozita e tij që ka gjatë zgjedhjeve, dënimi është i paraparë nga 3 vjet deri në 5 vjet./Indeksonline
Të tjera
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...