Rozë

“Kujdes, mos ma ngacmo gruan”, DJ Dagz i nervozuar me Donaldin

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 13 February 2022

Pak ditë më parë, një debat i ashpër u zhvillua mes Donaldit dhe Einxhel pasi kjo e fundit tha se aktori ka marrë famë nga ish e dashura e saj.

Debati degradoi më tej pasi Einxhel akuzoi Donaldin se e ka hequr padrejtësisht nga puna dhe se nuk e ka paguar. Aktori i humorit u arsyetua me faktin se nuk ka qenë korrekte në punë.

Ndërsa kanë kaluar disa ditë nga përplasjet e ashpra mes tyre, duket se gjërat janë sheshuar dhe kanë nisur të flasin sërish bashkë. Dj Dagz, i cili darkoi të premtën me finalistët dhe me disa ish banorë të tjerë, ka shprehur pakënaqësinë ndaj Donaldit.

-Advertisement-

Ai i ka kërkuar që të bëjë kujdes dhe të mos e ngacmojë Einxhel.
Këtë gjë e ka shprehur gjatë një bisede që ka zhvilluar me Einxhel, ku Dagz i thotë se “Kam qenë nervoz me pjesën e Donaldit. I thashë kujdes vëlla mos ma ngacmo gruan se nuk më pëlqeu”./abc/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera