Lajme

Kujdes, mos ia mësyni Pejës pa pajisje dimërore

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 14 January 2019

Me gjithë paralajmërimet nga Ministria e Infrastrukturës se rrugët e Kosovës janë të kalueshme, pamjet që ka siguruar Gazeta inFokus, i përgënjeshtronë ato.

Në pamjet që ka siguruar Gazeta inFokus, vihet re një pjesë e rrugës Prishtinë-Pejë përkatësisht tek fshati Dolq i Klinës, e cila është e mbuluar me borë.

Duket se, kjo pjesë e rrugës, është lënë në harresë nga shërbimet publike për pastrim.

-Advertisement-

Këtë mbrëmje, në këtë rrugë po kalohet me shumë vështirësi për shkak të ngricave të krijuara nga reshjet e borës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera