Lifestyle

Kujdes! Mos bëni këto 3 gjëra nëse jeni të dehur

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 01 June 2023

Ndonjëherë mund të pini më shumë alkool seç organizmi juaj e përballon, mirëpo duhet të bëni kujdes. Kjo sepse pasi deheni, bëni gjëra për të cilat mund të pendoheni. Ndaj, tregohuni të vëmendshëm që këto gjëra mos t’i bëni herën e ardhshme kur të jeni dehur.

1.Mos postoni në rrjete sociale

Nuk ka asgjë më të keqe se të zgjoheni pas një nate të gjatë e të shihni pafund njoftime në rrjetet tuaja sociale. Në rregull, e dimë që ka, por përsëri ky do të ishte një skenar i tmerrshëm. Ndaj, mos e përdorni telefonin kur jeni të dehur, mos postoni në rrjete sociale e mos u shkruani njerëzve për të cilët do të pendoheni.

-Advertisement-

2.Mos bëni blerje në rrjet

Kjo nuk është kurrsesi një ide e mirë kur jeni të dehur. Ai fustani i shtrenjtë për të cilin ju paguani, nuk do të duket aq i mrekullueshëm mëngjesin pasues. Një opsion edhe më i keq, është kur veç blerjeve të shtrenjta, blini edhe gjëra të panevojshme.

3.Mos diskutoni me partnerin

Kur jeni të dehur, nuk është aspak ide e mirë të diskutoni me partnerin tuaj. Ndoshta ju flisni gjëra për të cilat do të pendoheni, apo u tregoni sekretet tuaja. Në çdo rast, komunikimi me të tjerët kur jeni të dehur, nuk është aspak ide e mirë, e aq më tepër me partnerin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera