Kujdes kur flini me dritën ndezur! Ndikon negativisht në shëndetin tuaj

Autori: Gazeta inFokus
09:57 | 17 November 2023
Nëse për shkak të lodhjes apo sepse e keni zakon, ndodh që të flini me dritën ndezur, keni ardhur në artikullin e duhur.
Gjithsesi, ajo që duhet me patjetër që të dini është se duhet ta shmangni dritën gjatë gjumit. Sipas psikologes Shelby Harris, preferohet të flini në një dhomë të errët, sepse është një opsion më i mirë për shëndetin dhe gjumin. Ajo thekson se ekspozimi ndaj dritës, veçanërisht gjatë natës, mund të prishë ciklin tuaj të gjumit. Ja se si ndikon drita e ndezur.
Do ta keni më të vështirë të flini
Drita i jep trurit një sinjal se duhet të zgjoheni dhe e kundërta, errësira dërgon një sinjal se është koha për të fjetur. Kjo ndodh sepse drita nxit sekretimin e melatoninës, e cila ju ndihmon të flini dhe rregullon ciklin tuaj të gjumit. Për më shumë, drita stimulon trurin duke e bërë më të vështirë relaksimin para gjumit. Hulumtimet e kaluara në ‘Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism’ zbuluan se te njerëzit e ekspozuar ndaj dritës së dhomës gjatë tetë orëve para gjumit, prodhimi i melatoninës ishte më i ulët dhe lirimi i tij ishte i vonuar në krahasim me ata që ishin të ekspozuar ndaj dritës së zbehtë.
Prish ciklin e gjumit
Drita në dhomë mund të ndërhyjë në faza të ndryshme të gjumit, të gjitha këto janë të rëndësishme për të pushuar dhe për t’u zgjuar më lehtë dhe përveç kësaj, gjatë gjumit merrni atë që është e nevojshme për trupin tuaj. Hulumtimet e mëparshme në ‘Sleep Medicine’ zbuluan se fjetja me një dritë nate ndezur ndikon në ciklet e gjumit, duke rritur fazën e parë të gjumit dhe duke reduktuar fazën e gjumit të thellë.
Redukton cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit
Drita ndikon në trupin tuaj edhe kur flini. Është interesante se gjumi me ekspozim më të madh ndaj dritës së jashtme të natës shoqërohet edhe me një reduktim të kohës së gjumit, sepse redukton më tej prodhimin e melatoninës.
Të nesërmen ndiheni keq
Psikologia thekson se gjumi me dritën ndezur mund t’ju bëjë të ndiheni keq të nesërmen, gjë që mund të ndikojë më tej në përqendrimin, humorin dhe shëndetin e përgjithshëm.
Rrit rrezikun e sëmundjeve kronike
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mungesa e gjumit është e lidhur me zhvillimin e diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe depresionit. Në një studim të vitit 2022, të rriturit e shëndetshëm që flinin me ekspozim të moderuar të dritës gjatë gjumit të natës, kishin rritje të rrahjeve të zemrës dhe rezistencë më të madhe ndaj insulinës.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Lajçak njofton se po përgatitet për raundin e ri të bisedimeve me Bislimin dhe Petkoviqin
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak,...
-
Ky është viktima e tentim vrasjes në Pejë
Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës p...
-
Mediat britanike: Bandat shqiptare ‘oferta’ për festa, 5 mijë funte për kalim në Angli
Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon ...
-
Kurti në Berlin: Mërgata jonë mbetet motor kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot bashkatdhetarët tanë në Berlin të Gjer...
-
Diplomati holandez: Serbia të përcaktohet se cilën rrugë do ta zgjedhë
Diplomati holandez, Pieter Feith, ka kritikuar politikën e Serbisë. Ai thotë ...
-
“Përkeqësimi i ambientit për të bërë biznes”, edhe Ministrja Hajdari i reagon Avdullah Hotit
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokr...
-
Kështu duket kryeqyteti në fundvit
Sheshet e kryeqytetit kanë marrë pamje tjetër në prag të festave të fundvitit...
-
Murati i reagon Hotit që tha se ambienti i të bërit biznes në Kosovë është përkeqësuar
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar dep...
-
VV: S’ka asnjë shpjegim që komunat e drejtuara nga PDK, LDK e AAK nuk ua falën qytetarëve 100 eurot e tatimit në pronë
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një postim lidhur me “100 eurot e tatimit në pro...
-
Blinken: Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i kërkoi Izraelit të bëjë më s...
-
Qeveria Kurti, në tre vjet asnjë njohje ndërkombëtare
Në tre vite qeverisje nga Albin Kurti, Kosova nuk ka mundur të realizojë asnj...
-
Reshje bore në Shqipëri, probleme në një pjesë të Rrugës së Arbrit
Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e borës në disa pjesë të Shqipërisë, teks...