Lajme

Kujdes, kjo monedhë po falsifikohet me të madhe në Kosovë – konfiskohen edhe 11 sosh

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 16 March 2022

Policia e Kosovës ka arritur t’i kapë edhe 11 bankënota false nga 100 euro.

Ditëve të fundit janë raportuar numër i madh i rasteve të falsifikimit të kartmonedhës 100 euroshe në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Para pak minutash, policia e Kosovës ka raportuar se tek një person i ka kapur 11 bankënota nga 100 euro false.

-Advertisement-

24 vjeçari i arrestuar lidhur me rastin është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në rastin e parë, një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikimi i parasë’. Tek i dyshuari: H.P., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), janë gjetur dhe konfiskuar 1100 (njëmijë e njëqind) euro, 11 bankënota nga 100 euro. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera