Lifestyle

Kujdes këtë javë! Këto shenja duhet të përballen me ndarje dhe tensione në marrëdhëniet e dashurisë

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 20 February 2024

Ka diçka rreth javës pas Shën Valentinit që duket se shkakton shumë ndjenja interesante për shumë shenja.

Është një pikë e vitit që ne vendosim t’i marrim seriozisht disa gjëra, si dieta, ushtrimet e rregullta dhe marrëdhëniet. Nuk ka më shaka në këtë pikë. Gjatë javës 19 – 25 shkurt 2024, disa shenja duan përgjigje, veprim dhe diçka në të cilën mund të mbështeten.

Prandaj pritet që këto ditë të përballen me tensione në marrëdhëniet e tyre, sidomos ato personale. Nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme armatosuni me durim, kushtojini vëmendje ndjenjave tuaja të atyre që ju rrethojnë.

-Advertisement-

Gaforrja

Edhe pse e dini mirë se jeta ka momentet e saj “të këqija”, ju jeni një person që i pret gjërat me padurim dhe të qenit i dashuruar është një prej tyre. Fatkeqësisht, marrëdhënia që keni tani nuk po ju përmbush. Keni bërë atë që keni menduar se është e drejtë, keni duruar situata, jeni përpjekur, por nuk ju del dhe me shumë mundësi një nga ditët në vijim do t’i jepni fund. Sa më shpejt aq më mirë.

Akrepi

Është koha ta pranoni: Marrëdhënia juaj nuk po funksionon më dhe fundi është afër. E kuptoni që edhe pala tjetër ndihet në të njëjtën mënyrë, ndaj nuk do të hezitoni t’i jepni fund. Ju nuk dëshironi të arrini në pikën ku po e “mbytni” partnerin. Mund të arrini të qëndroni miq, sepse lidhja si lidhje ka nisur shumë mirë, por nuk ka rezultatin e dëshiruar.

Bricjapi

Më mirë vonë se kurrë: Kjo është motoja juaj këtë javë, të cilën e aplikoni edhe në jetën tuaj personale. Transitet e javës ju mbështesin dhe ju kujtojnë se kur nuk kalojmë mirë diku, largohemi. Nëse mendoni se personi pranë jush nuk ju vlerëson dhe nuk i njeh përpjekjet tuaja, atëherë nuk ia vlen. Kjo marrëdhënie nuk ju mbush (dhe ndoshta nuk ju ka mbushur kurrë). Është koha për ta pranuar dhe për të ecur përpara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera