Lajme

KUJDES – Këshilla për ata që sot dalin në bjeshkët e Kosovës për të ecur dhe skijuar

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 20 January 2024

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka dale më një apel për qytetarët që duan të skijojnë këtë fundjavë apo ata që duan të ngjiten bjeshkëve, duke u bërë thirrje për kujdes shkaku i paralajmërive për reshje të dendura bore të përcjellura edhe me erëra të fuqishme.

Në njoftim u bëhet thirrje që pas reshjeve të borës të presin për 48 orë të tranzicionit të shtresave të borës. Aty janë lënë edhe numrat e kontaktit për çdo urgjencë: 112 apo +383 49 84 02 28.

Në fund, bëhet thirrje që gjatë aktiviteteve të ski-bjeshkatarisë të posedojnë pajisjet obligative për siguri.

-Advertisement-

“Këtë fundjavë sipas parashikimeve sinoptike pritet të kemi të rreshura bore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, e sidomos në viset malore. Të reshurat do të jenë të dendura dhe të përcjellura me erëra të fuqishme veriore.

Andaj të keni kujdes gjatë skijimit ( jasht shtigjeve të rregulluara) apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50° , e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara . Pas rreshjeve të borës pritni për 48 orë të tranzicionit të shtresave të borës. Mos skijoni/ ngjiteni të vetmuar ! Planifikoni itinerarin me kujdes dhe njoftoni të tjerët për atë ! Kujdes gjatë skijimit në pyje , gropat e drunjëve janë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse!”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera