Lajme

Kujdes, disa para të falsifikuara po qarkullojnë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 12 October 2021

Disa raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Paratë e falsifikuara janë raportuar në Fushë Kosovë, Gjilan, Prizren dhe Pejë.

Gjithsej në Kosovë brenda 24 orëve janë falsifikuar 327 euro.

-Advertisement-

Në fushë Kosovë punonjësi i bankës ka raportuar se janë deponuar 51 euro para të metalta të falsifikuara.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës private, ka informuar se nga persona të ndryshëm janë deponuar 51 euro para të metalta të dyshuara për falsifikim. Monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Në Gjilan një punonjëse ka informuar se një klient ka deponuar 100 euro false.

“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 100 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

100 euro të falsifikuara janë deponuar edhe në një bankë në Prizren.

“Një klient ka deponuar në bankë një monedhë prej 100 euro dyshohet e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërsa në Pejë janë falsifikuara 76 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në bankë janë deponuar monedha të metalit të falsifikuar gjithsejtë 76€. Monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera