Kufoma u la në dhomë me acientë për disa orë, shkarkohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 19 November 2020
Është shkarkuar drejtori i Spitait të Mitrovicësm, Dr.Enis Istrefi.
Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Dr. Enis Istrefi, është shkarkuar nga kjo pozitë. Ky vendim i SHSKUK-së vjen pas një skandali me një kufomë e cila u la në dhomë me pacientët për disa orë.
Para tre ditësh mediat raportuan për një kufomë e cila u la në dhomë me pacientët e gjallë për disa orë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Pas këtij rasti menaxhmenti i SHSKUK-së ka marr vendim për shkarkimin e Enis Istrefit, i cili ka mbajtur pozitën e u.d. drejtorit të spitalit.
Gazeta ka siguruar vendimin e drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, ku thuhet se Istrefi nuk i ka përmbushur detyrat e tij.
“Sipas detyrave dhe përgjegjësive të të njëjtit nga kontrata e tij e punës, Dr. Enis Istrefi nuk ka bërë përmbushjen e kënaqshme të detyrave të punës, poashtu i njëjti nuk ka treguar përgjegjshmëri në deklarimet publike dhe nuk ka respektuar vendimet e komitetit për menaxhimin e pandemisë në nivel të SHSKUK-së”, thuhet në vendimin për shkarkim.
Për rastin e qëndrimit të kufomës në dhomë me pacientët, Spitali i Mitrovicës ia kishte hedhur përgjegjësinë Qendrës Operative Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe pritjes së rezultatit për Covid nga Instituti Kombëtar.
Pas shkarkimit të Istrefit, menaxhmenti i SHSKUK-së e ka emëruar ushtrues detyre gjinekologun Dr. Sadik Fejza.
Të tjera
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...