Lajme

Kufiri më Kosovën/ Ndërrohen rregullat, shqiptarët me një dozë kthehen mbrapsht

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 14 October 2021

Dhjetëra qytetarë të Shqipërisë janë kthyer mbrapsht nga pala kosovare, për shkak se kishin marrë vetëm një dozë vaksinë e në pritje të dozës së dytë. Qeveria e Kosovës ka ndryshuar regjimin e masave antiCovid në kufi, duke lejuar hyrjen e shtetasve të huaj, përfshirë dhe ato të Kosovës dhe Shqipërisë, në territorin e saj vetëm nëse kanë marrë dozat e plota të vaksinës ose janë të pajisur me testet PCR.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës të qeverisë së Kosovës, ndërsa qytetarët e Shqipërisë nuk deklarojnë se nuk kanë patur dijeni për këtë ndryshim masash. E njëjta procedurë, ndiqet edhe nga ana e Shqipërisë.

Gjithsesi, siç raportojnë mediet në Shqipëri, tashmë lëvizja në të dyja anët e kufirit me mungesë dokumentacioni duket se është frenuar, dhe qytetaret nuk marrin ndonjë iniciativë të tillë, përtej rasteve të punës apo shëndetësore.

-Advertisement-

Me përfundimin e sezonit turistik, ka rënë edhe fluksi i lëvizjeve totale në dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë, ku mesatarja javore e lëvizjes shkon deri në 400 automjete me rreth 3000 qytetarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera