Lajme

Kufiri me Bjellorusinë/ Zelensky vë në gatishmëri ushtrinë: Sulmi, nga çasti në çast

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 12 January 2023

Kievi i druhet një manovre të Moskës nga toka bjelloruse, e dëshmuar qartë kjo dhe nga lëvizja e fundit e presidentit Volodymyr Zelensky, që njoftoi se i ka vendosur në gatishmëri të lartë ushtarake trupat ukrainase në kufi me shtetin që mbetet aleati më i ngushtë i Moskës.

“Nuk kemi parë ende diçka të fuqishme atje. Por duhet të jemi gati, si në kufi, ashtu edhe në rajonet aty pranë. Kemi diskutuar mbrojtjen e kufirit shtetëror, situatën operacionale në kufirin me Republikën e Bjellorusisë dhe kundërmasat që duhen marrë në këto territore”.

Kreu i shtetit ukrainas zhvilloi një vizitë në rajonin perëndimor të vendit mes spekulimeve mbi një ofensivë të mundshme ruse nga Bjellorusia. Në përditësimin e fundit të të dhënave të saj të inteligjencës, ministria britanike e mbrojtjes analizonte dhe njoftimin për ushtrime të përbashkëta ajrore midis Rusisë dhe Bjellorusisë që do të mbahen në pjesën e dytë të janarit dhe e minimizoi rëndësinë e prezencës së re të helikopterëve të ushtrisë ruse pranë Minskut.

-Advertisement-

Sipas saj, dislokimi i ri i avionëve rusë në Bjellorusi, që gjendet në kufi me Ukrainën, “ka të ngjarë që të jetë vërtetë për stërvitje, e jo për një ofensivë të mirëfilltë”. Zelensky megjithatë preferon të mos rrezikojë. Për këtë arsye, ushtria ukrainase po forcon pozicionet mbrojtëse në veri dhe kryeqyteti po përgatitet për një ofensivë të mundshme nga kufiri bjellorus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera