Lajme

Kuçi për Hysen Durmishin: Nuk është punë letrash, i’u doli në fushë

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 22 July 2021

Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi ka reaguar pasi zëvendësministri I Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka shfuqizuar marrëveshjen për taksën plus 5 euro për tiketën ngjitëse.

Kuçi ka thënë se kjo nuk është punë letrash por që kjo ministri u zbulua nga mediat dhe tash po duan ta rregullojnë gabimin e tyre.

“Në fakt, kjo nuk është punë letrash, është punë fushe. Iu doli në fushë, tash duan ta mjegullojnë. E vërteta është e zhveshur, duhet guxim dhe jo mendje për ta parë: zv ministri ka vepruar kundër një vendimi të plotfuqishëm, duke u mbështetur në një opinion ligjor’, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Po ashtu ajo ka treguar edhe për aksionin e kësaj partie para ministrisë, që kishte të bënte pikërisht me këtë taksë ku u kërkua dorëheqja e Durmishit.

“Nuk është punë letrash, i’u doli në fushëI kemi bashkuar në një foto figurën dhe shumën: Hysen Durmishin si përgjegjës për zhvatjen prej 5 eurove. PSD sot ka zhvilluar aksionin e radhës kundër parregullësive e zhvatjeve në Ministrinë e Infrastrukturës Ndërkohë që po zhvillohej aksioni, morëm vesh se Durmishi e paska pranuar. Pezullimi është pranim i parregullësive. Për to duhet përgjegjësi, duhet dorëheqje”, ka thënë Kuçi.

Sipas Kuçit nuk duhet për asgjë një person të cilit i kujtohet të shikojë dokumentet vetëm pas raportimit të mediave dhe reagimit të opozitës.

Kujtojmë që Gazeta inFokus kishte raportuar se një vendim i tillë ishte marrë nga Durmishi pa u konsultuar me zyrën ligjore e po ashtu në lidhje me këtë janë publikuar edhe dokumentet, në të cilat siç duket edhe është bazuar tani zëvendësministri i Infrastrukturës.

Reagimi i plotë:

“Nuk është punë letrash, i’u doli në fushë

I kemi bashkuar në një foto figurën dhe shumën: Hysen Durmishin si përgjegjës për zhvatjen prej 5 eurove. PSD sot ka zhvilluar aksionin e radhës kundër parregullësive e zhvatjeve në Ministrinë e Infrastrukturës

Ndërkohë që po zhvillohej aksioni, morëm vesh se Durmishi e paska pranuar. Pezullimi është pranim i parregullësive. Për to duhet përgjegjësi, duhet dorëheqje.

Dëgjojeni arsyetimin e tij, është arsyetim për ne. Paska gjetur dokumente të publikuara nga mediat që po i duken kontradiktore. Pra, paska marrë vendim pa i parë dokumentet?! Çfarë nëse skandali nuk do të zbulohej?! Si mund t’i besojmë dikujt që nuk i sheh dokumentet?!

Në fakt, kjo nuk është punë letrash, është punë fushe. Iu doli në fushë, tash duan ta mjegullojnë. E vërteta është e zhveshur, duhet guxim dhe jo mendje për ta parë: zv ministri ka vepruar kundër një vendimi të plotfuqishëm, duke u mbështetur në një opinion ligjor.

Prokuroria në Prishtinë duhet ta marrë seriozisht kallëzimin penal që e kemi bërë. Dorëheqja është hapje e rrugës për drejtësinë!”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera