Lajme

Kuçi për fjalimin e Kurtit: Ishte kërcënim edhe për mediat dhe opozitën që s’po nënshtrohen

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 28 August 2022

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka thënë se kryeministri i Kosovës “po kërcënon opozitën dhe mediat, duke kërkuar nga anëtarët e VV-së që suksesi dhe dështimi të jenë i përbashkët”.

Përmes një postimi në Facebook Kuçi i është referuar një fjalimi që Albin Kurti e ka mbajtur të dielën në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kurti, në fjalimin e tij të mbajtur sot para Këshillit të Partisë, deklaroi qysh mbështetja e aktivistit duhet të jetë e tëra në sukses e dështim. Nëse kjo s’flet për nënshtrim atëherë asnjë deklaratë diskursive nuk mund ta shpërfaqë”, ka shkruar Kuçi.

-Advertisement-

Ajo po ashtu tha se “Kurti dëshiron t’i bëjë hisedarë imagjinarë të gjithë në pushtetin e tij, në fitore e humbje, arritje e dështim, ashtu që t’i nënshtrojë në hegjemoninë e tij. Kurtit i nevojitet teren homogjen ku kritika mbytet gati si natyrshëm, pa ndërhyrje të drejtpërdrejt të dhunshme sepse ai zgjati dorën kinse e do të bëjë bashkëpronarë në arritjet e dështimet e tij”.

“Mos të harrojmë; ky nuk është mesazh vetëm për militantin e aktivistin e rëndomtë; ky mesazh, nën rreshta, është kërcënimi ndaj opozitës e mediave që po refuzojnë nënshtrimin”, mbaron postimi i Kuçit në Facebook.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera