Kuçi, në Speciale: S’kam asgjë për të fshehur, jam i gatshëm t’i jap të gjitha fjalëkalimet
Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 17 December 2024
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka shprehur gatishmëri në Dhomat e Specializuara të Kosovës që t’i japë të gjitha fjalëkalimet që i kërkohen nga Gjykata Speciale.
Kuçi ka deklaruar se nuk ka asgjë për të fshehur.
“Unë i kam dhënë fjalëkalimet që më janë kërkuar dhe jam i gatshëm t’i jap edhe të tjerat, nëse është fjala për kompjuterin, dhe nuk kam asgjë për të fshehur”, deklaroi shkurtimisht Kuçi.
Para Kuçit, është deklaruar për herë të dytë ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lidhur me aktakuzën e re.
“Nuk jam pengesë dhe as nuk paraqes rrezik për askënd, as në kuptimin politik, as për ndonjë projekt qeverisës. Gjatë gjithë jetës time kam punuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës, me vizionin për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, dhe me një raport të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Thaçi.
Ai shtoi se mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjeve po paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë.
“Mosrespektimi i Kushtetutës së Kosovës, ligjeve dhe normave të tjera të Kosovës nga palët, në këtë sallë të shenjtë të drejtësisë, paraqet një rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë. Paraqet një rrezik për cenimin e besimit të qytetarëve. Prandaj, ftoj që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë, edhe në këtë sallë”.
Në muajin dhjetor ndaj Thaçit u ngrit aktakuzë e re, ai akuzohet për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi.
Sipas akuzës, Thaçi “në periudhën 12 prill të 2023 deri më 2 nëntor të 2024-së gjatë vizitave në paraburgim, u ka dhënë informacione konfidencial për dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit së Specializuar Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit”.
“Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me Smakajn, me Fazliun dhe me Kilajn dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me Kuçin, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët”.
Pos Thaçit, aktakuzë është ngritur gjithashtu ndaj Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Në aktakuzë të dyshuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të pretenduara të luftës Thaçi dhe të tjerët.
Të tjera
-
Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, ZPS thotë se do t’i përmbahen afatit të caktuar për mbylljen e çështjes së tyre
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Hall...
-
Besnik Tahiri: “Sondazhi i fundit, LVV është 16% më pak”
Besnik Tahiri, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Lendita Bekteshi nga LDK-ja premton angazhim për ndryshimin e nevojshëm në Kosovë: Rruga e re fillon tani
Lendita Bekteshi, kandidatja për deputete me numër 66 nga rradhët e Lidhjes D...
-
Bedri Hamza takon mbi 500 biznese: Jeni forca e zhvillimit të ekonomisë, do ta keni mbështetjen e plotë të qeverisë sime
Bedri Hamza sot ka takuar mbi 500 biznese, të cilave u ka premtuar se do ta k...
-
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ale...
-
Trump del publikisht me ofertë për Putinin për ndaljen e luftës në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump, në rrjetin e tij social në Truth, paralajm...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit: Vetëvendosje në panik, organizon udhëtim falas nga Gjermania
Lëvizja Vetëvendosje duket se është në panik. LVV-ja po mundohet që t’i sj...
-
Albin Kurti i dha 350 mijë euro të buxhetit për pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik në Davos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi dje (të martën) në Davos të Zvicr...
-
Vjen kritika e parë e Grenellit, i reagon Konjufcës: Për katër vite komplimentuat Biden, pse tash po ankoheni?
E para kritikë nga Administrata e Donald Trump karshi qeverisë kosovare erdhi...
-
Aksident në Pavlan të Pejës, gjashtë të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Pavlan të Pejës, k...
-
Gjenerali i FSK-së, Xhevahir Geci, me numër 35, hap zyrë në Skenderaj për të dëgjuar hallet e qytetarëve
Xhevahir Geci, ish gjeneral në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe kontrib...
-
Ambasada amerikane: Vizioni i Rugovës, inspirim në Kosovë dhe kudo në botë
Ambasada amerikane ka shkruar sot për nderimet që dje i bëri e ngarkuara me p...