Lajme

Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 23 March 2023

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, foli për protestën e së shtunës, e thirrur nga kjo parti.

Ajo u shpreh se thirrja kryesore e kësaj proteste është dorëheqja e kryeministrit, Albin Kurti.

“Protesta e së shtunës, e thirrur nga ne, pra e datës 25 mars në ora 14:00, thirrja kryesore e protestës është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti”.

-Advertisement-

“Këtë e kemi shoqëruar edhe aksione simbolike gjithë këtë kohë, duke marrë parasysh që dy vjet, nga qershori 2021, prej dokumentit të Catherine Ashton e tutje, kemi thënë se po shkojmë rrugës së Asociacionit, e deri tek fakti që kryeministri Kurti është mandatuar dhe i ka fituar votat duke e kundërshtuar këtë marrëveshje”, u shpreh ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera