Lajme

Kuçi: LDK po i bënë presion Gjykatës Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 20 December 2018

Në Partisë Socialdemokrate janë të bindur se komisioni i Venecias nuk i ka rekomanduar Gjykatës Kushtetueses që ta rikthejë në rivotim balotazhin e zgjedhjeve të fundi në Prishtinë.

Natyra Kuçi, zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se i gjithë ky presion është i sponsorizuar nga LDK-ja.

“Kjo është komentuar edhe nga zëdhënësi i Prishtinës se është një spekulim mediatik është edhe presion edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese që është bërë edhe më herët, i sponsorizuar nga LDK-ja. Dul pastaj edhe artikulli i shkruar gati, i cili dje iu është dërguar medieve që me e publiku, edhe kjo është vetëm një presion i vazhdueshëm që i bëhet Gjykatës Kushtetuese nga LDK-ja”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Zëdhënësja e PSD-së gjithashtu theksoi se nuk kanë pranuar asnjëherë një thirrje nga kushtetuesja për këtë temë, pasi kjo ka përfunduar. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera