Lajme

Kuçi: Arroganca e Kurtit sapo ka filluar, ja pse e refuzoi ftesën për debat

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 16 January 2021

Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pasi kandidati për kryeministër nga Levizja Vetëvendosje Albin Kurti, i është përgjigjur negativisht ftesës për debat televiziv me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj.

Kuçi e ka quajtur këtë “arrogancë” të Kurtit, duke thënë se ajo vetëm sa ka filluar, përcjell Bota sot.

Sipas saj, lideri i VV-së ka poshtërimin si instrument ndaj kundërshtarit.

-Advertisement-

“Arroganca e Kurtit sapo ka filluar. Ai ka instrument ndaj kundërshtarit poshtërimin. Dëshira për të qenë i pari dhe i pakrahasueshëm me tjerët dhe cilësimi i votës për të si vullnet absolut i popullit përmes “referendumit”, ndërron kuptimin e zgjedhjeve. Mos ballafaqimi në debate e ka këtë funksion. I pari nuk debaton, ai predikon”, ka shkruar Kuçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera