Opinione

Ku mbeti Asociacioni i Komunave të krahinës shqiptare!?

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 11 September 2021

Më 12 shtator 2015, Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë ka miratuar një vendim mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare që përbëhetë prej gjashtë shtyllave kryesore. Që nga ajo koha asnjë vlerësim institucional nga Qeveria e Republikës së Serbisë,Republika e Kosovës,Republika e Shqipërisë dhe instanca e mekanizma të BE-së dhe organizma tjera ndërkombëtar.

Shkruan: Refik HASANI

Pasi shqiptarët jan të diskriminuar në të gjitha fushat dhe sferat dhe pa ndonj mbështetje nga Tirana, Prishtina dhe faktori politik ndërkombëtar. Shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë ku, përveqë që kan Trupin Koordinues që udhëhiqet nga Qeveria e Serbisë, po ashtu edhe Këshillin Nacional që në Serbi ka mbi njëzet këso Këshilla Nacionale.

-Advertisement-

Shqiptarët në këtë Krahinë shpallën Asociacionin e Komunave Shqiptare. Provuan që t’a dërgojn në instanca më larta nacionale si që është Gjykata Kushtetuese e Serbisë, por shumë pakë arritën. Këto tri komuna do të duhej dërguar lëndën e këtij Asociacion edhe në instanca Evropiane si që është Gjykata Evropiane për pakica, në Komisionin e Venedikut për ta interpretuar marrëveshjen për këtë Asociacion, por edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Nëse Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës ka marrë tani form dhe përmbatje në Kosovë dhe në Instanca më të larta të BE-ës. Asociaconi i Komunave të Krahinës Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë ende është në ,,Inkubator’’, që i duhet ende të rritet tek pastaj Asociacionin e Komunave Shqiptare duhet menduar kur të vendoset që të dërgohet për interpretim dhe nga cila instancë nacionale apo Evropiane do vendoset në favorë të këtij Asociacioni që është formuar më 12 shtator të vitit 2015.

Tani pas 6 (gjashtë) viteve të formimit të Asociacionit të Komunave Shqiptare në krahinën që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë do të duhej të takohen dhe të shofin si të ecin më tutje në konkretizim edhe të:

-Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,

-Kryengritja e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,

-Marrëveshje së Konçulit.

Parashtrohet pyetja e pashmangshme ku mbeti dhe cilat jan rezultatet e këtij Asociacioni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera