Lajme

Ku është Hashim Thaçi? – Nuk merr pjesë në përvjetorin e “Murit të Berlinit”, arsye punët private

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 08 November 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i ftuar në mesin e shumë liderëve të tjerë botërorë që të marrë pjesë në ceremoninë qendore të shënimit të 30-vjetorit të rënies së “Murit të Berlinit”.

Por, Hashim Thaçi, nuk mori pjesë atje, për shkak se ishte për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta inFokus.

Këtë e ka thënë këshilltari i Presidentit Ardian Arifaj, e ka konfirmuar për Klan Kosovën.

-Advertisement-

“Po, Presidenti ka qenë i ftuar, ne e kemi pranuar ftesën për këtë ceremoni. Ai nuk ka marrë pjesë për shkak të vizitës që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “- tha Arifaj.

Mirëpo, Arifaj, nuk ka treguar për zgjatjen e vizitës së Thaçit në SHBA, shkruan gazeta inFokus.

“Kjo është vizitë private e tij, nuk mund të jap më shumë detaje”- theksoi Arifaj.

Në njoftimin zyrtar të dërguar nga Presidenca shkruan se Presidenti Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë dy ditore./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera