Ku e sheh problematike marrëveshjen me Serbinë, ish-kryetari i Vetëvendosjes?
Autori: Gazeta inFokus
15:13 | 30 Shtator 2021
Pas dy ditëve intensive të diskutimeve mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, është arritur marrëveshja në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa.
Ish-deputeti Visar Ymeri ka komentuar arritjen e marrëveshjes mes dy palëve.
Ymeri në një përgjigje për Gazetën Infokus thotë se në parim është mirë që është arritur një marrëveshje meqenëse, sipas tij, thelbi i marrëveshjes mbetet i njëjtë me çka është nënshkruar në vitin 2016.
“Në parim është mirë që kemi marrëveshje. Substanca e saj mbetet ajo e dakorduar më herët në vitin 2016 që e rregullon mënyrën e përdorimit të targave të regjistrimit gjatë udhëtimit nga Kosova në Serbi dhe nga Serbia në Kosovë. Në këtë do të sillemi karshi targave të Serbisë ashtu siç sillet ajo karshi targave të Kosovës.”
Ndër tjera, Ymeri shprehet skeptik, sa i përket pikës së parë të marrëveshjes ku kërkohet që Njësia Speciale të largohet nga pika kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Sipas Ymerit nuk është shenjë e mirë që është bërë pjesë e marrëveshjes me Serbinë prania apo mos prania e Njësisë Speciale në pikat kufitare.
“Është shumë problematik fakti që vendimin operativ për praninë e Njësiteve Speciale të policisë e kemi bërë pjesë të marrëveshjes me Serbinë. Kjo ka implikime negative politike ndaj ushtrimit të sovranitetit. Siç mund të ketë efekte edhe juridike rikthimi i KFOR-it në fushën ekzekutive të sigurisë publike. Në tekstin e bërë publik nga ndërmjetësuesi Lajçak nuk përmenden fare targat ilegale që strukturat paralele i lëshojnë për komunat e Kosovës. Mbetet e paqartë se si do të trajtohen këto nëse trajtimi do të jetë ndryshe nga ai i dakorduar më 2016” përfundon Ymeri.
Kujtojmë se në pikën e parë të marrëveshjes thuhet se Njësia Speciale e Kosovës duhet të largohet nga pika kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak e paralelisht duhet të largohet edhe bllokimi i rrugëve. Pika e dytë thotë që më datë 4 tetor do të filloj zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës. Ndërsa pika e tretë dhe e fundit, thotë që duhet të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, të kryesuar nga BE-ja do të formohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare rreth targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së.
Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi punues do të paraqet të gjeturat për zgjidhjen përfundimtare para përfaqësuesve të nivelit më të lartë në procesin e Dialogut.
Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të shtunën më 2 tetor 2021./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...































