“Ku e keni Adem Jasharin” – rrëfimet e dëshmitarëve për shqiptarin e përfshirë në masakrën e Izbicës
Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 31 March 2022
27 marsi i vitit 1999 e kishte gjetur Izbicën, fshat në Skënderaj, nën kërcënimet e krismat e pushkëve nga forcat serbe. Nga zona ku ishin mbledhur gjithë banorët e fshatit, Shukrije Osmanaj mori rrugë drejt shtëpisë për t’iu përgatitur bukë fëmijëve. Kur arriti në oborr, e pa se gjithë shtëpia ishte mbushur me forca serbe. Në mesin e tyre ishte edhe Muhamet Alidemaj, shqiptari që tash po akuzohet për krime lufte në Izbicë.
Në dëshminë e saj dhënë Prokurorisë Speciale, Shukrije Osmanaj tregon për ballafaqimin me Alidemajn, që në atë kohë e kishte kërcënuar edhe në gjuhën shqipe. Gjithë këto detaje janë zbardhur në aktakuzën e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale.
Alidemaj i kishte thënë Osmanajt që të largohet nga shtëpia, madje ia kishte drejtuar edhe disa pyetje të cilat ajo i ka mbajtur mend edhe 23 vjet pas njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë. Sot i akuzuari për krime lufte, aso kohe dyshohet se kryente krime lufte, madje, duke ua përmendur emrat Adem Jasharit, Ibrahim Rugovës, Hashim Thaçit e Adem Demaçit.
“Ajo ka treguar se kishte ardhur për të marrë bukë. Personi ia kishte vendosur automatin në gjoks dhe kishte filluar t’i flasë në gjuhën shqipe duke i thënë: ‘mos u tut, mos u tut’, dhe duke e pyetur ‘ku e keni Adem Jasharin, Abedin Binakun, Hashim Thaçin, Rugovën, Demaçin, e në fund ku e keni Amerikën, ku e keni NATO-n’. E njëjta deklaroi se personin që ia ka drejtuar automatikun nuk do ta harrojë kurrë, ka qenë me gjatësi trup mesatar, 25 vjeç, flokë të shkurtëra, ngjyrë kafe nga e zeza. Në momentin që e ka parë fotografinë pas arrestimit, e ka njohur personin që ia ka vendosur armën në gjoks, dhe jo vetëm me fotografi por edhe përmes zërit, pasi i ka mbetur në vesh zëri i të pandehurit”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
Shukrije Osmanaj nuk është e vetmja dëshmitare që sot e kujton tmerrin e përjetuar nga Muhamet Alidemaj. Një dëshmi të ngjashme para Prokurorisë e ka dhënë edhe Xhemile Osmanaj. Madje, kjo e fundit thotë se ka qenë pikërisht i akuzuari, që e kishte goditur me shuplakë.
“Ajo deklaroi se pasi hyri brenda në shtëpi, një grumbull prej 10 ushtarëve bashkë me dy të tjerë që ishin aty, hynë brenda duke e shtyrë me pushkë në shpinë. Dëshmitarja ishte mbështetur për dere duke mos dashur të shkojë në katin e dytë. Njëri prej ushtarëve me kapelë të zezë e kishte goditur me shuplakë me aq fuqi sa kishte, në atë moment i kishin dalë lotët nga goditja. Pasi kishin përfunduar kontrollin i kishin thënë dëshmitares të shkojë te livadhi. Personin që e kishte goditur me shuplakë në fytyrë nuk e kishte njohur më herët, por përmes televizionit e ka parë se është arrestuar një shqiptar për masakrën e Izbicës. Ajo deklaroi se në momentin që e ka parë fotografinë e tij në televizor është tmerruar dhe iu ka kujtuar se ky ka qenë personi që e ka goditur dhe ia ka marrë 500 marka. E ka njohur personin që e goditi pasi e kishte shikuar direkt në sy, ai fliste në gjuhën shqipe dhe thoshte se nuk do të digjet shtëpia e juve. Posa e kishin parë në televizor dëshmitarja kishte reaguar me zë të lartë, dhe që nga ajo ditë e tutje fytyra e tij i del përpara. Dkelaroi se është 100% e sigurt se ai ka qenë personi që e ka goditur”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë kundër Muhamet Alidemajt, i dyshuar për pjesëmarrje në kryerjen e masakrës së Izbicës.
Si deshën ta vrasin Alidemajn pjesëtarët e UÇK-së?
Gjatë lëvizjeve nëpër fshat, dy ish-pjesëtarë të UÇK-së pasi u krye masakra e Izbicës, e kishin takuar të akuzuarin. Madje kishin dashur ta vrasin, por një gjë të tillë nuk e bënë. Dëshmitari Adem Osmanaj në aktakuzë ka treguar arsyet.
“Dëshmitari deklaroi se në atë periudhë ka qenë bashkë me Zaim Bajramin në fshatin Vojnik, ku e kishte takuar Muhamet Alidemajn i cili kishte qenë vetë i dyti, afër shtabit të UCK-së në vendin e quajtur Ulica e Dragës. I kishte thënë Zaimit se këta të dy janë shpihuna, dhe në një moment iu ka drejtuar Muhametit duke i thënë se si po guxon me dalë kështu shlirë kur ne me armë nuk po guxojmë. Muhameti nuk është përgjigjur. Aty deklaroi se e kishte ndalur Zaimin të cilit i kishte thënë a e vrasim, mirëpo Zaimi nuk e ka aprovuar”, ka deklaruar Osmanaj.
Pjesëmarrja e Alidemajt në masakrën e Izbicës
Se Alidemaj mori pjesë në masakrën e Izbicës, e kanë thënë edhe disa dëshmitarë të tjerë që kanë rrëfyer para prokurorit. Islam Dani e Fadil Thaqi ishin bashkë dhe po e vëzhgonin gjithë krimin e forcave serbe nga një kodër e fshatit. Dani ka treguar se Muhamet Alidemaj ishte bashkë me ushtarët serbë kur u krye kjo masakër.
“Kurse rreth orës 07:00 kishin parë se si nga kodra e malit po zbrisnin një numër i madh i ushtarëve që shkonin në Izbicë. Tutje pohoi se me kujdes ishte ngritur gjysmë në këmbë për të parë se kush ishte dhe në atë moment e kishte parë Muhamet Haxhi Alidemaj ishte me uniformë të paramilitarëve serbë dhe me armë automatike kallashnikov. Në ditën e masakrës së Izbicës, Muhameti kishte pasur të veshur uniformë me ngjyrë të kaltërt me lara të hinta. Sipas dëshmitarit, Muhameti ka ikur nga fshati Kërninë kur janë larguar forcat serbe dhe ka qëndruar në Beograd, ku ka qëndruar deri më tani”, ka rrëfyer Dani.
“Në ditën e masakrës ka pohuar se kanë qenë në kodrën e fshatit duke vëzhguar terenin për shkak të frikës se po hyjnë forcat serbe. Kishin parë se ata ishin duke ardhur në tri katër grupe, rreth 40 persona të uniformuar, disa me rroba të policisë, e disa me rroba lara-lara, të armatosur me armë automatike dhe një mjet sikur top i lehtë. Ai deklaroi se Islami i ka treguar se në mesin e tyre ishte edhe djali i Zhutit me emrin Muhamet. Grupi bashkë me Muhametin kishin shkuar drejt fshatit Izbicë, ku i kanë ndarë gratë nga burrat, ku gratë i kanë urdhëruar të shkojnë drejt Klinës, kurse burrat në mesin e të cilëve ka qenë edhe gjyshi i dëshmitarit, i kanë dërguar në drejtim të një livadhi, prej ku i kishin dëgjuar rafalet e armëve”, ka treguar në aktakuzën e Prokurorisë dëshmitari Fadil Thaqi.
Dikush nga dëshmitarët edhe komunikoi me Muhamet Alidemajn disa vite pas luftës.
“Në dimër, para marsit 1999, dëshmitari e kishte parë me sytë e tij Muhametin 2-3 herë në pikat e policëve serbë dhe të serbëve tjerë, duke ua shkurtuar drunjtë policëve serbë që kanë qenë nëpër pika. Në fshat është folur se Muhameti i ka prirë ofensivës serbe në Drenicë. Babai i Muhametit i kishte treguar se e kishte dërguar të birin në Beograd, kurse më vonë Muhameti u shpall i zhdukur. Deklaroi se pas luftës Muhameti e ka thirrë dy herë në telefon me numër të Serbisë, i kishte treguar se po punon konduktuer”, thuhet në dëshminë e Haxhi Metaj.
Nga të gjithë dëshmitarët, një pjesë e kanë identifikuar se Muhamet Alidemaj ka qenë bashkë me forcat serbe. Një pjesë tjetër, nuk kanë qenë të sigurt, pasi ka kaluar kohë e gjatë që nga atëherë.
Muhamet Alidemaj ishte arrestuar në marsin e vitit 2021 si i dyshuar për krime lufte në Izbicë të Skënderajt. Përgjatë gjithë kohës paslufte, Alidemaj kishte qëndruar në Serbi.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...