Lajme

Ku do të transmetohet televizioni i Vetëvendosjes?

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 06 August 2020

TVV është televizioni i parë nga një subjekt politik në Kosovë që e themeloi partia Vetëvendosje.

Produktet televizive të TVV-së do të transmetohen në rrjetet sociale si Facebook dhe Youtube.

Kështu bëri të ditur Arianit Beqiri, këshilltari i Albin Kurit derisa ishte kryeministër, i cili bëri thirrje edhe për abonim në këtë televizion.

-Advertisement-

“Nga sot kemi filluar me TVV. Këtë medium mund ta gjeni tash e tutje në Youtube. Aty do të gjeni intervista të anëtarëve, deputetëve e ish-ministrave tanë”, ka shkruar ai.

Intervista e parë e televizionit ishte me nënkryetarin Besnik Bislimi që u shpërnda në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera