Ku do të mbetet arkivi i Gjykatës Speciale?
Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 27 September 2022
Deri më tani, janë mbajtur dhjetëra seanca. E në to janë prodhuar e mbledhur afër 1 milion dokumente.
Por, asnjë prej këtyre dokumenteve, nuk do të përfundoj në arkivin e Kosovës.
Kjo pasi gjykata e Kosovës në tokën holandeze, pas përfundimit të mandatit, arkivin e saj nuk do t’ia dorëzoj Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Se ku do të mbetet arkivi i Dhomave të Specializuara, nga Haga e kanë treguar për Tëvë1 në një përgjigje me shkrim.“Neni 61 i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar parashikon që arkivat e Dhomave të Specializuara, Zyrës së Regjistrimit dhe Prokurorisë së Specializuar janë pronë e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe do të mbahen në një depo të veçantë jashtë Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.
Nga Specialja nuk kanë dhënë detaje se ku gjendet depoja ku do të ruhet dokumentacioni pas përfundimit të mandatit të Dhomave të Specializuara.
Ndërsa kanë shtuar se dokumentacioni me status konfidencial, nuk mund të publikohet pa lejen e gjyqtarit të Dhomave të Specializuara dhe Prokurorit të Specializuar edhe pas shuarjes së kësaj gjykate.
E këtë nuk e kanë mirëpritur në Agjencinë Shtetërore e Arkivave të Kosovës.
“Gjatë punës së tyre, Dhomat e Specializuara do të krijojnë një sasi të konsiderueshme të materialit, por që kur ndërlidhet kjo përgjegjësinë që e ka ASHAK, për ta ruajtur fond-krijuesin, ata sipas që janë themeluar, në nenin 62, nuk janë të obliguar dhe na privojnë nga e drejta e konsiderimit të këtij dokumentacioni si të shtetit të Kosovës”, tha Bedri Zyberaj, kryeshef ekzekutiv në ASHAK.
Por në cilat raste mund të kërkohet qasja në dokumentacionin e Dhomave të Specializuara?
Këtë ka treguar avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini.
“Qasja në këtë dokumentacion, mund të kërkohet vetëm për nevojat e një procedure penale që zhvillohet apo do të zhvillohet në Kosovë, por në instancë të fundit, dhomat e specializuara do të vendosin se a do t’i lejojnë qasje të plotë apo të kufizuara personave të interesuar”, tha Qerkini.
Në vitin 2015, me 82 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan ndryshimet kushtetuese të cilat i hapën rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Të tjera
-
Ligji për Byronë në Kushtetuese, Kurti: Nuk kanë ku me shku më – do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sot Ligjin për Byronë për konfiskimin e...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
Elezi: Të hënën hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në...
-
Vullneti: Të gjithë djemtë në Kosovë kanë nga një foto para kerreve
Vullneti ka biseduar me banorët lidhur me fotografitë që postojnë djemtë në K...
-
Nasim Haradinaj i bindur që Gjykata në Strasburg do ta trajtojë lëndën e tij kundër Speciales dhe shteteve financuese
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ng...
-
Zvogëlohen pritjet nëpër pikat kufitare
Pritjet në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sip...
-
Hoxhaj: Vetëm PDK rikthen besimin e aleatëve, Kosova ka nevojë për një marrëveshje strategjike të sigurisë me SHBA-në
Në një intervistë të fundit, Enver Hoxhaj ka theksuar se Partia Demokratike e...
-
Presidentja e RMV-së nuk e nënshkruan Dekretin që licencat për çerdhet të jenë edhe në gjuhën shqipe
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk e nënshk...
-
Lista e PS-së për zgjedhjet – Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt...
-
Nndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të diel. Bëhe...
-
Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zg...
-
Evropa bëhet gati për ‘ngricat siberiane’
Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke ...