Sport

Kthimi te Real Madridi? Ja çfarë thotë Mourinho  

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 25 May 2019

Jose Mourinho nuk e sheh veten te Real Madrid në një të ardhme të afërt.

Portugezi që në të kaluarën ka drejtuar Real Madridin, është përfolur si emër për t’u rikthyer në Bernabeu pas shkarkimit të Julen Lopetegui, dhe gjatë kohës kur bankina e ‘Los Blancos’ udhëhiqej nga Santiago Solari.

Por pastaj Florentino Perez zgjodhi Zinedine Zidanen, për të nisur një projekt të ri te Real Madrid.

-Advertisement-

Gjatë qëndrimit në prova zyrtare të Formula 1 në Monaco, Jose Mourinho është pyetur rreth një rikthimi të mundshëm te Real Madrid, të cilën gjë e ka hedhur menjëherë poshtë, duke mos preferuar të merret me pyetje hipotetike.

“Kthimi im në Real Madrid në të ardhmen? Nuk dua të flas për hipoteza, ata kanë vendosur të nisin një cikël të ri me një trajner tjetër”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera