Lajme

Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 23 March 2023

Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah kibla, sic bëhet zakonisht.

Kjo pasi xhamija ishte e kthyer për 45 shkallë në anën e majtë e këtë  xhematlinjët e morën vesh kur në fshat erdhi një hoxhë i ri.

Për këtë, të njëjtit e gjetën një zgjidhje të shpejtë, meqë vizatuan disa vija të improvizuara se në cilat pika duhet të falen.

-Advertisement-

Megjithkëtë, së shpejti zhegrasit nuk do ta ndiejnë nevojën që të rrijnë në vijat e improvizuara meqë skaj të vjetrës po ndërtohet një xhami e re.

Objekti fetar që po bëhet me financim të vetë  banorëve u kthye ashtu sic e do rendi, kah kibla, derisa po u kushton mbi 500 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera