Lajme

‘Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë’, Memli Krasniqi: Vuçiq s’duhet të merret seriozisht

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 15 December 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka thënë se do t’i kërkojë KFOR-it kthimin e 1 mijë forcave serbe në Kosovë, nuk duhet të merret seriozisht.

Krasniqi nënvizoi se ky veprim i Vuçiçit, nuk ka vlerë reale dhe se kjo bëhet vetëm për konsum të brendshëm në Serbi e për të rritur nacionalizmin.

“Nuk besoj, as që e meriton zoti Vuçiç në këto veprime teatrale që ai i ka zakon, të merret seriozisht. Normalisht, një kërkesë, një veprim i tillë tashmë ka bërë xhiron e lajmeve ndërkombëtare dhe është edhe një veprim shtesë që krijon perceptimin e tensionimit dhe jo vetëm perceptimin. Por një gjë e tillë as nuk mund të ndodhë dhe as nuk do të trajtohet asnjëherë seriozisht.

-Advertisement-

Gjithçka në raport me hyrjen e trupave të Serbisë në Kosovë ka përfunduar në qershor të vitit 1999 dhe asnjëherë më, asnjë ushtar i Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës. Kjo është thjesht një veprim për konsum të brendshëm në Serbi, është një veprim për të rritur zjarret nacionaliste, që fatkeqësisht janë rritur kohët e fundit, po nuk ka asnjë vlerë reale dhe legale”, tha ai për Euronews.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera