Lajme

Kthimi i bashkatdhetarëve nga Kosova, pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 16 August 2024

Pikat kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëjnë të ditur se kolona janë krijuar te Dheu i bardhë, Merdar dhe Muçibabë, transmeton Telegrafi.

Qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i bardhë, ndërsa në hyrje të kësaj pike nuk raportohet për kolona dhe se qytetarët mund të hyjnë në territorin e Kosovës për pesë minuta.

-Advertisement-

Pritje deri në një orë ka edhe edhe në Merdar, në dalje të këtij vendkalimi kufitar kolonat arrijnë deri 600 metra. Ndërsa, në Muçibabë qytetarët po presin për të dalë nga Kosova është 30 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar këtu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera