Kthesa e madhe e AAK-së për draftin e Asociacionit – ‘kërcënon’ qeverinë me protesta
Autori: Gazeta inFokus
13:15 | 08 December 2023
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është në dilemë rreth qëndrimit të saj për çështjen e draftit të statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Partia e Ramush Haradinajt vazhdon të mbajë qëndrime të luhatura rreth draftit të Asociacionit, të cilin kryeministri Albin Kurti ka pohuar se është i gatshëm ta nënshkruajë.
Rreth një muaj e gjysmë pasi përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe draftin e themelimit të Asociacionit, AAK-ja ka ndryshuar skajshëm qëndrim.
Të enjten, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj kërcënoi qeverinë me protesta nëse pranohet drafti për krijimin e Asociacionit. Ai paralajmëroi “luftë” në kuvend për kundërshtimin e Aosicacionit, sipas draftit të propozuar nga Bashkimi Evropian më 21 tetor.
“Lufta jonë kryesore demokratike do të jetë në Kuvendin e Kosovës dhe nëse ky dokument ndodh do të thotë Qeveria e pranon mendoj që atëherë nuk mbetet diç tjetër përpos të protestohet edhe atë fuqishëm të kërkohet mbështetje nga qytetarët sepse po bëhet një dëm i madh shtetit të Kosovës”, tha Lekaj.
Qëndrimi i deputetit të AAK-së, i shprehur të enjten, shënon një kthesë të madhe të partisë së Ramush Haradinaj mbi çështjen e draftit të Asociacionit dhe të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Rreth një muaj e gjysmë më parë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Albin Kurti për pranimin e draftit të Asociacionit, ndonëse tha se nuk e ka parë draftin në tërësi.
“Dje, unë e kam mirëpritur ecjen përpara, pranimin e Kurtit të draft-statutit të Asociacionit edhe besoj se është një veprim i duhur por shumë i vonuar. Nuk e kam parë draftin konkret por realisht kanë qarkulluar parimet e draftit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, pra edhe po besoj fuqishëm që përmbledhja e këtyre parimeve, ky draft-statut nënkupton se bëhet në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, kishte deklaruar Haradinaj më 28 tetor, dy ditë pas takimeve të fundit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.
Më 7 nëntor, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, Haradinaj ishte i vetmi nga tre liderët opozitarë në takim që tha se brenda takimit e “ka parë draft-statutin”.
As pas takimit me Lajçakun, ku tha se e “ka parë draft-statutin”, Haradinaj nuk e kundërshtoi themelimin e Asociacionit. Tha se drafti i referohet çdo herë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
“E kemi lexuar draft [statutin] në tërësi. Ai shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni ua ofron komunave me shumicë serbe, kuptohet, çdo herë duke iu Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Haradinaj pas takimit të zhvilluar nga Lajçak me tre liderët opozitarë në Prishtinë.
Dy ditë pas këtij takimi, Haradinaj i shprehu përkrahje draft-statutit në një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
“E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, u shpreh Haradinaj.
Të enjten e javës së kaluar, AAK-ja e pranoi nga Bashkimi Evropian dokumentin e plotë të draftit për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, dhe nga aty filloi ndryshimi i qëndrimit të partisë.
Një javë më vonë, të enjten e 7 dhjetorit, AAK-ja doli me konkluzione shqetësuese për draft-statutin.
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se ka shqetësime për përmbajtjen e draftit dhe për disa nene të saj.
”Kryesia e AAK-së sot ka zhvilluar një diskutim me tone shumë kritike për draft-statutin e Asociacionit. Janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e tij, veçanërisht për referimin në Rezolutën 1244, komisionin e arbitrazhit, si dhe raportin paralel të Asociacionit me institucionet e pushtetit qendror”, tha AAK-ja.
“Komentet e AAK-së me vërejtjet nen për nen do të publikohen në ditët në vijim”, thuhej në komunikatën e AAK-së.
Kosovës dhe Serbisë i është bërë e qartë se zbatimi i marrëveshjeve është rruga e vetme drejt integrimit në BE për të dyja vendet.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën, prandaj Prishtina zyrtare nuk pranon ta zbatojë atë marrëveshje.
Nga ana tjetër, Beogradi ka ngulur këmbë që Asociacioni të formohet ashtu siç u arrit pajtim në Bruksel, e jo që disa pika të harmonizohen me Kushtetutën e Kosovës, siç ka propozuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































