Lajme

“Kthehuni n’punë”, prindërit kundër protestës së mësimdhënësve

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 20 May 2022

Sot rreth orës 13 e 30, nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, është paraparë një protestë nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me kërkesë miratimin e Ligjit për Paga.

Por kundër kësaj proteste kanë dalë prindërit e fëmijëve. Njëri prej tyre, Fisnik Latifi, ka shkruar me shkumës në rrugën që çon deri në shesh: “Kthehuni n’punë. Turp”.

Kujtojmë se edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) dhe do të jenë pjesë e protestës dhe se mësimi në të gjithë vendin nga arsimi fillor deri në universitete nuk do të mbahet./Klankosova.tv

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera