Lajme

Kthehet vera me temperaturat e larta! Ky është parashikimi i motit për sot

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 17 October 2017

Kthjellimet dominojnë pjesën më të madhe të territorit duke përjashtuar ultësirën perëndimore ku gjatë paradites do të ketë edhe vranësira të përkohshme.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ndikojnë kushtet atmosferike në zonat lindore të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të variojnë nga 8°C në 30°C.

-Advertisement-

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor ku për pasojë, në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera